“Situatë atipike në fjalën time të parë”, u zgjodh kryetare e Kuvendit, Spiropali: Ju që jeni mësuar të debatoni me mua…

Politikë

Publikuar: 30/07/2024

“Situatë atipike në fjalën time të parë”, u zgjodh kryetare e Kuvendit, Spiropali: Ju që jeni mësuar të debatoni me mua…

Elisa Spiropali ka mbajtur fjalimin e parë si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

“Jam e prekur që më votuat për të më zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. Ky është një ushtrim jashtëzakonisht i vështirë, sa personal, aq edhe kolektiv. Por jam e qartë, që cfarë shkon mirë është e juaja dhe cfarë shkon keq e atyre që e ngjisni këtu lart. Por kjo nuk më tremb. Nuk do të më keni përballë, do të më gjeni vullnet mirë në krahun e tyre të djathtë”, tha Spiropali.