Zëvendëson Niko Peleshin/ Kush është Pirro Vengu, ish drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri

Politikë

Publikuar: 28/07/2024

Zëvendëson Niko Peleshin/ Kush është Pirro Vengu, ish drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri

Pirro Vengu do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura nga kryeministri Rama në Kongresin e sotëm të Partisë Socaliste.Vengu do të zëvendësojë Niko Peleshin që mbante këtë post, i cili tani e tutje do të jetë kreu i grupit parlamentar të PS-së. Vengu deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit të Durrësit.Gjithashtu ai ka pasur edhe disa poste të tjera gjatë viteve të qeverisjes Rama.Vengu ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme, në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Ditmir Bushati. Sakaq, Vengu ka mbajtur postin e Drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri.