Zgjedhjet në Himarë/ Kandidati i PD, Petro Gjikuria kallëzon në SPAK Vangjel Tavon

Politikë

Publikuar: 27/07/2024

Zgjedhjet në Himarë/ Kandidati i PD, Petro Gjikuria kallëzon në SPAK Vangjel Tavon

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, kallëzon në SPAK, Vangjel Tavon, kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak, në zgjedhjet që do të mbahen në 4 gusht.

Gjikuria pretendon se Tavo ka transferuar gjendjen civile nga Dropulli në Himarë.

Kandidati i opozitës kërkon nga SPAK hetimin e procedurave. Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës zhvillohen pasi KQZ shpalli vakancën, ndërsa Fredi Beleri, u dënua nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor.