Pagesat / Ministria e Mbrojtjes i jep 50 milionë euro tendera sekretë Emiljano Dushës për armë dhe municione

Krim & Korrupsion

Publikuar: 25/07/2024

Pagesat / Ministria e Mbrojtjes i jep 50 milionë euro tendera sekretë Emiljano Dushës për armë dhe municione

Disa transaksione të Thesarit të Shtetit ngrenë dyshime të forta për një skemë klienteliste dhe hije korrupsioni të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë Military System Supply Company me tenderat sekretë për furnizim me armatim dhe municione.

Gjatë katër viteve të fundit, kompania Military System Supply Company, me pronar Emiljano Dusha, ka marrë rreth 50 milionë euro nga Ministria e Mbrojtjes për furnizim me armatim, përmes procedurave sekrete, tejet të dyshimta dhe një skeme të mbyllur.

Vetëm gjatë vitit 2023, kompania e armëve MSSC, me pronar Emiljano Dusha, ka marrë rreth 23 milionë euro nga Ministria e Mbrojtjes.

Pagesat janë bërë për blerje armatimi, pjesë këmbimi për mitralozët, municione plasëse etj., për Repartin Ushtarak nr. 1001 Tiranë.

Kompania përfituese MSSC, me kapital 3.3 milionë euro, është themeluar nga shtetasi Emiljano Dusha në vitin 2009.