Krim në familjen në Pogradec, i biri e dhunoi, i ati rrëmben çiften edhe e qëllon

Kronike

Publikuar: 24/07/2024

Krim në familjen në Pogradec, i biri e dhunoi, i ati rrëmben çiften edhe e qëllon

Babai plagos me çifte të birin. Ngjarja në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti për motive banale, djali ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.

Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.

Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.