Joe Biden ka vendosur që të tërhiqet nga gara presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, sipas lajmit të konfirmuar nga BBC.
Ky vendim vjen pas një “vale” thirrjesh të zyrtarëve amerikanë që i kërkonin Biden-it që të tërhiqej nga gara presidenciale e SHBA.
Tashme pritet emri që do të jetë përballë Donald Trump për zgjedhjet e 5 nëntorit 2024.
Tërheqjen e ka njoftuar vetë ai përmes një letre të botuar në Facebook.
Biden, që rikandidonte për një mandat të dytë si President i Amerikës, thotë se tërheqja e tij nga gara është në interesin më të mirë të vendit dhe partisë së tij.
“Edhe pse kisha si qëllim të rizgjidhesha, besoj se është në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit që të tërhiqem nga gara dhe të fokusohem vetëm në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit presidencial”, shkruan ndër të tjera Joe Biden në letrën e tij.
Letra e tërheqjes nga gara presidenciale:
