Një person raportohet të ketë mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, në rrethana momentalisht të paqarta.
Policia mësohet se ka arrestuar autorin dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.