Belo Ezmeri i ‘shkërdhen’ protestën e Berishës, e devijon te Bashkia për të cilën u rrah me 60 mijë vota. A do t’a dëbojë Shkëlzeni nga oborri?

Kryesore

Publikuar: 12/07/2024

Belo Ezmeri i ‘shkërdhen’ protestën e Berishës, e devijon te Bashkia për të cilën u rrah me 60 mijë vota. A do t’a dëbojë Shkëlzeni nga oborri?

Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, ushtar i Ilir Metës dhe i punësuar së fundmi si korrospondent i Vesho mallistit, ka ‘shkërdhyer’ protestën e mundimshme të Sali Berishës para Kryeministrisë, për hallin e tij dhe të Familjes me drejtësinë.

Berisha, Shkëlzeni dhe Argita kanë shpenzuar qindra mijëra euro, energji dhe agazhuan të gjitha burimet e mundshme njerëzore për një protestë masive para Kryeministrisë, për të shtuar presionin ndaj SPAK dhe SHBA-ve, aga ana tjetër Belo Ezmeri, duke zbatuar një plan personal, e cungoi dhe devijoi protestën para Bashkisë së Tiranë, e cila i është kthyer tashmë obsesion, pasi u rrah vitin e kaluar nga Erion Veliaj me 60 mijë vota.

Shkëlzeni dhe Argita janë befasuar kur kanë parë një turmë që u shkëput nga protesta, me në krye Belo Ezmerin, duke iu drejtuar Bashkisë së Tiranës, me molotov dhe hunj nē duar.

Teksa para Kryeministrisë vijonin fjalimet, Belo me ‘ushtrinë’ e tij u zhvendos te dera e Bashkisë Tiranë.

Në një kohë kur masat ishin marrë që njerëzit të përqëndroheshin në bulevard, në distancë nga njëri-tjetri, që protesta të dukej sa më e madhe, Belo i tërhoqi protestuesit drejt bashkisë duke i ftuar të kryenin vepra penale.

Në drejtim të godinës, në katin e dytë, u hodhën një sërë shishesh me lëndë djegëse duke i vënë flakën flamurit kuqezi, i cili ishte i vendosur në krah të flamurit që simbolizon institucionin e bashkisë së kryeqytetit.

Përdhosja e protestës nga Belo Ezmeri ka tërbuar Shkëlzenin, i cili i ka kërkuar sqarime Nokës, pasi Shkëlzeni kishte hedhur paratë për një protestë për lirimin e babait dhe qeveri teknike.

Qeveria teknike nuk mund të kërkohet te dera e Bashkisë, por para Kryeministrisë. Nuk ishte një protestë për obsesionin e Belos, por një protestë për të liruar Berishën dhe parandaluar goditjen e Shkëlzenit, i cili po hetohet nga SPAK për pasurinë, rolin e tij në Gërdec, pastrim parash dhe disa episode të dyshuara korrupsioni.

Ndëkaq, protestës së Berishës i është bashkuar për herë të parë Ilir Meta, emblema e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Vitet e fundit, Meta kishte injoruar protestat e Berishës. Nëpër tavaolina, Monika Kryemadhi thoshte se Partia e Lirisë nuk kishte pse t’i bashkohej protestave që Berisha organizonte për hallin e tij me drejtësinë.

Por në kushtet kur Altin Dumani dhe Sotir Kllapi pritet të fitmosin dy masa sigurie arrest me burg, Ilir Meta u shfaq në podiumin e protestës së Berishës.

Shqiptarët nuk duhet të kenë dyshime; Protesta vetëm kundër Edi Ramës nuk është. Më datë 2 korrik 2024, Rama i dha një kullë 65 kate ‘maskës’ së Shkëlzenit si dhe një tjetër kullë shoferit të Ilir Metës.