Arrestohet “ÇAKU” vëllai i ish-deputetit, Rrahman Rraja! Ndihmoi Durim Bamin për të kryer vrasje

Aktualitet

Publikuar: 10/07/2024

Arrestohet “ÇAKU” vëllai i ish-deputetit, Rrahman Rraja! Ndihmoi Durim Bamin për të kryer vrasje

Policia ka vendosur në pranga Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja sipas SPAK ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish ligjvënësit tjetër socialist Arben Ndoka.

Ndaj Rrajës, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

“Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr.Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje?”, njofton policia.

Kujtojmë se Xhelal Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per të kryer vrasje “, ne dem te shtetasit Arben Ndoka, kryer ne forme te veçante te bashkepunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesemanje ne grup te strukturuar kriminal”, informonte SPAK.

Kujtojmë se një vit më parë, Xhelal Rraja u përfshi në rrahjen masive që ndodhi në Thumanë ndaj dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, ngjarje pas së cilës vëllai i tij deputet dha dorëheqjen. Në atë kohë, Xhelal Rraja u shpall në kërkim nga policia.

Kush janë emrat e 50 personave nën hetim?

Më datë 07.05.2024 janë regjistruar emrat e personave nën hetim:

Arben Ndoka; Arian Tuku; Ilia Ndoka; Samuel Ndoka; Vinçens Tuku; Ervis Martinaj; Jozi Kraja; Astrit Avdyli; Aldo Avdyli; Miri Bruli; Naim Stafuka; Emiljano Shullazi; Blerim Abazi; Elvis Ndreca; Oltion Zefi; Edson Jozwik; Armando Ndreca; Kasandër Noga; Elson Reçi; Besian Xhixha; Enver Diva; Robert Laçi; Fatmir Troplini; Klodian Shahini; Henerigert Mitri; Pëllumb Gjoka; Gjergji Cukali; Kristos Teta; Denis Meta; Gentian Binjaku, Viktor Imeraj; Satilno Basho; Marklen Haka; Tori Xhecuka; Edison Muceku; Albert Zaja; Florenc Kelmendi; Ardit Gjokrosa; Deivis Bajramaj; Adrian Pikli; Durim Bami; Endrit Dokle; Xhelal Rraja; Altin Morina; Leonard Duka; Erlis Duka; Fatmir Hyseni; Altin Gega; Drianto Bardhi; Fabio Ballabani dhe Elton Zalla.