Angli-Spanjë do të jetë finalja e madhe e Europianit të Gjermanisë. Skuadra e “Tre Luanëve” arrin të mund Holandën në gjysmëfinale duke përmbysur avantazhin e tulipanëve në fillim. Që në minutën e 7-të është një predhë e Simons që shokon portierin e Anglisë dhe 1-0. Por pak minuta më pas një pëplasje me taka në zonë mes Dumfries dhe Herry Kane i jep mundësinë më të mirë Anglisë për të barazuar pasi gjyqtari akordon penallti që e merr përsipër vetë Kane për ta goditur dhe 1-1.
Minutat në vazhdim ishin emocionuese ku në një rast topi i Foden u ndal në vijën fatale përpara se të goditste traversën, por edhe Holanda nuk ngeli më pas, kur në një moment të lojës edhe goditja me kokë e Dumfries u ndal sërish nga traversa e portës angleze.
Pjesa e dytë ishte spektakolare me skuadrat e hapura për të mos shkuar në shtesë dheme raste nga të dyjaskuadrat, por kur gjithçka po shkonte drejt barazimit që do të dërgonte në shtesë të dyja skuadrat është Anglia që gjen rrugën e golit në minutën e parë shtesë me Watkins.
Të dielën luhet finalja e madhe mes Spanjë dhe Anglisë në stadiumin e Berlinit.