Pas Ilir Metës, Edi Rama po ‘zbut’ me kulla edhe Familjen Berisha. Ditën që firmosi kullën 50 kate për ish shofern e Ilir Metës (skraparlliun Fatmir Merkaj), Rama ka firmosur kullën më të lartë për Familjen Berisha, 65 kate, duke zbritur nga froni kullën 60 kate të Gon Papulit.
“Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.”, thuhet në vendimin e KKT.
Në total kulla do jetë 71 kate. Pas kompanisë Klar qëndron biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i cili në media është lakuar se qarkullon paratë e Familjes Berisha dhe se pas tij qëndron Shkëlzeni.
Sipas mediave, përveç dhëndrit Jamarbër Malltezi, “lavatriçja” me e madhe e miliardave të Shkëlzen Berishës, është Shkëlqim Beshiri, i cili po ndërton pallate, kulla e komplekse vilash në Tiranë, Durrës, Lalz, Vlorë e Himarë; për të cilat, tatimet, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, Anti-krimi Ekonomik dhe SPAK e dinë që nuk kalojnë në rrugë bankare, por nuk hetojnë se nga vijnë.
Gjithsesi nuk dihet burimi i parave të investimit për kullën 71 kate, kur vetëm taksa kushton mbi 10 milionë euro.
SPAK, i cili merret me gazetarin Elton Qynon dhe pensionistin Namik Simixhiun, duket i pafuqishëm për të goditur pastrimin e parave me kulla në Tiranë.
Shkëlzeni besohet se ka marrë edhe disa kulla të tjera në Tiranë, përmes disa biznesmenëve me lidhje në të dy krahët.
Ndërkaq, njerëzit që mbulojnë pasuritë dhe që dyshohet se pastrojnë paratë e Ilir Metës, si Fatmir Merkaj, Gentjan Sula, Agron Çela etj., kanë marrë leje për kulla, resorte, kompleks vilash dhe hotele.
Pa kullë nuk ka mbetur as Lulzim Basha.
