Gjyqtari Dhimitër Lara i arrestuar për ngacmim seksual. Çfarë e lidh me Saida Dollanin dhe si e kaloi Vetingun? A do nisë ILD hetim për xhelatin e GJKKO, hamshori fshehu edhe pasurinë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 06/07/2024

Gjyqtari Dhimitër Lara i arrestuar për ngacmim seksual. Çfarë e lidh me Saida Dollanin dhe si e kaloi Vetingun? A do nisë ILD hetim për xhelatin e GJKKO, hamshori fshehu edhe pasurinë

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Dhimitër Lara, i skeduar si manjak dhe i arrestuar për ngacmim seksual, vendosi me çekiçin e tij që të rikthej në burg një pensionist 68-vjeçar. Bëhet fjalë për Namik Simixhiun, i cili ishte në arrest shtëpie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, për aferën e inceneratorëve.

Po të kishte drejtësi në Shqipëri, sot, në vend të pensionistit Namik Simixhiu, në burg duhet të ishte xhelati Dhimitër Lara, jo për ngacmime seksuale që ka bërë burg, por për fshehje pasurie, kompromentim të Vetingut, dyshime për blerje të kalimit në Veting dhe komisionerit publik, pastrim parash dhe një histori brenda GJKKO, për të cilën do të flasim në vijim.

(I biri, Aleksandër Lara është pjesë e BKH. I biri bën dosje, baba miraton, në konflikt flagrant interesi).

Në mënyrë kriminale, pa asnjë ndjesi njerëzore, Dhimitër Lara e riktheu në burg Namikun, sikur të ishte kreu i një organizate kriminale dhe jo një pensionist i cili në 2017 ishte një zyrtar bashkie i dorës së tretë. Ky, abuzim me ligjin, me të drejtat njerëzore e ka kthyer GjKKO e Apelit në një institucion të krahasueshëm me atë të gjyqeve të komunizmit.

Jo vetëm kaq. Por, duke hedhur tej pelerinën e gjyqtarit, merr përsipër edhe rolin e prokurorit, duke shkruar në vendime akuza dhe grupe që janë vetëm në kokën e tij.

  • Pyetja qëndron se çfarë provash mund të prishte Namik Simixhiu në arrest shtëpi, apo çfarë rrezikshmërie i sjell ky pensionist shoqërisë?
  • Përse arrestohen njerëzit për të kënaqur orekset e popullit apo për të mbushur statistikat?
  • Përse arrestohen njerëzit dhe më pas rrugës kërkojnë provat?
  • Ku është ajo drejtësia që të gjithë kanë votuar, drejtësia që duhet të gjej provat, ta çoj në gjykatë dhe pasi të mbarojë Apeli i formës së prerë, të kryehet dënimi?

Në media ky vendim i Dhimitër Larës, për futjen në burg të pensionistit 68-vjeçar kaloi pa zhurmë, por çmenduria e gjyqtarit të GjKKO-së së Apelit vijoi duke e cilësuar Namik Simixhiun si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Kjo do të thotë se Simixhiu ishte koka e inceneratorit të Tiranës dhe Simixhiu është shkaktari kryesor i pastrimit të parave, korrupsionit në këto 30 vite demokraci.

Po si mundet në 30 vite, Shqipërinë e qeverisin të njejtët njerëz dhe atyre nuk u ngulet gjëmb në këmb?

GjKKO e Apelit është kthyer në tmerrin e padrejtësive, duke prodhur vitet e fundit drama familjare. Vitin e shkuar humbi jetën në burg Enver Shehi, i cili kishte kërkuar disa herë ndryshimin e masës së sigurisë, por ishte pikërisht GJKKO e Apelit që e kalbi né burg deri sa vdiq. Askush nuk mbajti përgjegjësi, asnjë gjyqtari nuk iu tërhoq vëmendja për “vrasjen” që i bën Enver Sheshit duke e kalbur në burg.

Janë me dhjetra denoncime ndaj gjyqtarit Dhimitër Lara si dhe shoqes së tij të afërt Sajda Dollani për abuzim ekstrem me ligjin, duke kalbur në burg njerëz pa asnjë rrezikshmëri shoqërore, por vetëm për të kënaqur orekset e drejtësisë së re.

Nuk dihet nëse këta njerëz e bëjnë gjumin e lehtë, kur mendojnë sesi shkatërrojnë familje të tëra duke i dënuar në ekstrem.

Ftojmë ILD të nisë një hetim për vendimet arbitrare të xhelatit Dhimitër Lara, ngacmimet seksuale (pasi vesi del me shpirtin), vendimet e tij që janë hedhur poshtë nga gjykatat më të larta dhe sjelljen e gjyqtarit brenda GJKKO.

Etleda Çiftja: Pse Dhimitër Lara duhej shkarkuar nga detyra

Kundër vendimit të shumicës së trupës gjykuese të KPK për konfirmimin në detyrë të Dhimitër Larës, ka dalë me mendimin pakice anëtarja e KPK-së Etleda Çiftja. Ajo nuk ndau të njëjtin mendim me shumicën për sa i përket deklarimit të pamjaftueshëm për sa i përket burimeve financiare të krijimit të apartamentit  66 m2 + 25 m2 shtesë në Tiranë, të blerë në vitin 2006.

Çiftja shprehet se subjekti nuk e ka deklaruar burimin e blerjes së këtij apartamenti në deklaratën periodike të vitit 2006. Gjithashtu ajo nënvizon se gjyqtari Lara nuk arriti të provojë bindshëm burimin dhe ligjshmërinë e tij, por “përkundrazi, me shpjegimet dhe me provat e dërguara gjatë hetimit dhe seancës dëgjimore, pranon se nuk ka deklaruar burimin e vërtetë në deklaratën “Vetting” të vitit 2017 në lidhje me burimin e krijimit të këtij apartamenti.”

Sipas anëtares Çiftja subjekti ka bërë deklarim të rremë për sa i përket shumës 2..25 milionë lekë që ka shërbyer si burim për këstin e parë për blerjen e apartamentit në Tiranë dhe ka pasaktësi në deklaratën periodike të vitit 2006, për shkak se nuk ka deklaruar burimin e blerjes së apartamentit.

Gjithashtu, sipas anëtares së KPK-së Etleda Çiftja, subjekti nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave të kunatës, të cilat kanë shërbyer për huanë afatshkurtër në vitin 2006. Sipas anëtares në pakicë Lara nuk provoi dot me dokumentacion ligjor justifikues se sa ka qenë fitimi i huadhënëses nga qarkullimi i deklaruar, me qëllim që të vlerësohej pastaj nëse janë paguar detyrimet tatimore apo jo.

Çiftja shton gjithashtu se Lara nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme nga burime të ligjshme për të krijuar shumën prej 1.2 milionë lekësh të tërhequr nga llogaria e tij në vitin 2006, për pagesën e këstit të parë të shtëpisë.

“Bazuar në deklaratën vjetore të interesave privatë të vitit 2005, subjekti i rivlerësimit nuk deklaron gjendje cash apo depozitë në shumën 557.063 lekë në fund të vitit 2005, sikundër është përfshirë në analizën financiare të vendimit nga ana e shumicës,” shprehet Çiftja.

Ajo shton se subjekti nuk e ka deklaruar pakësimin e shumës 1.2 milionë lekë në deklaratën periodike të vitit 2006, duke nënvizuar se kjo përbën një pasaktësi tjetër në deklaratën periodike.

Çiftja ka kundërshtuar shumicën edhe për sa i përket justifikimit të burimeve të dy huadhënësve, nga të cilat subjekti ka marrë hua në vitin 2010 për të shlyer para kohe kredinë e marrë në Bankën Popullore.

“Në vlerësimin tërësor të çështjes: mbështetur në provat, faktet dhe rrethanat që Komisioni disponon për kriterin e vlerësimit e pasurisë, si dhe në vlerësimin tërësor të procedurave për këtë kriter, unë, si anëtar në pakicë/kundër, arrij në përfundimin se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur nivel të besueshëm në rivlerësimin e pasurisë, por ka bërë deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me kriterin e pasurisë,” shkruan çiftja.

“Për këto arsye: unë, si anëtare në pakicë/kundër, vlerësoj se shumica e trupit gjykues nuk ka vepruar drejt duke konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësimit,” përfundon ajo.