Euro 2024/ Mësohen dy çiftet gjysmëfinale të Evropianit, datat dhe stadiumet ku përballen 4 gjigantët e futbollit

Sport

Publikuar: 06/07/2024

Euro 2024/ Mësohen dy çiftet gjysmëfinale të Evropianit, datat dhe stadiumet ku përballen 4 gjigantët e futbollit

Euro 2024 ka mbyllur katër ndeshjet çerekfinale, nga të cilat janë mësuar edhe ekipet për në fazën e radhës. Në gjysmëfinale do përballen Spanjë – Francë dhe Holandë – Angli.

Euro 2024, faza gjysmëfinale:

E martë, 09 korrik 2024

21:00 Munich/ Spanjë – Francë

E mërkurë, 10 korrik 2024

21:00 Dortmund/ Holandë – Angli

Spanja kaloi Gjermaninë, teksa Franca mundi Portugalinë, me të dyja ndeshjet e së premtes që shkuan me 120 minuta lojë dhe penallti.

Këtë të shtunë Anglia kaloi Zvicrën pas penalltive, teksa Holanda përmbysi 2-1 Turqinë.