Ku do të prehet Ismail Kadare? Rama ironizon Blendi Fevziun: Ai do të qeshte me këtë propozim

Aktualitet

Publikuar: 03/07/2024

Ku do të prehet Ismail Kadare? Rama ironizon Blendi Fevziun: Ai do të qeshte me këtë propozim

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e vetëm në homazhet në nderim të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare.

Rama tha se që në momentin e parë që është njoftuar vdekja e Kadaresë, në inboxin e tij kanë mbërritur mesazhe të pafundme me propozime, për vendin se ku do të prehej shkrimtari i madh shqiptar.

Rama tha se Kadare nuk i kishte qejf tubimet, fjalimet, dhe se do argëtohej shumë me propozimet për ta varrosur te Dëshmorët e Kombit, pranë vëllezërve Frashëri (ide e propozuar nga gazetari, Blendi Fevziu) apo dhe te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.

“Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lereni aty u thashë nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës.

Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e doninNë inboxin e mesazheve më vinin propozime të pakërkuara për vendin ku do të varrosej Ismail Kadare, nga parku i liqenit deri te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.

E di si ai arkëmort, që do të argëtohej shumë me këto propozime, dhe do i vinte plasja që nuk merrte dot pjesë në funeralin e vetë. Helena më çoi fjalë që donte vetëm fjalimin tim, nga dikush që nuk flet thjesht se ia do detyra, por edhe dikush që me Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta.

Sa e mora vesh që vdiq mendova pashmangshmërinë për organizimin e funeralit. Më është bërë si pullë poste pamja e tij e sëkëlldisur në ceremoninë e dekorimit nga vetë presidenti i Francës.

U ndjeva personazh i kurthit të fundit të Kadaresë.

Një vorbull e llahtarshme në një pallat të atyre ëndrrave. Bashkë me fytyrën e skëllëdisur më vjen ndër mend një varg: Do bëj një shenjë dhe do iki! Kurrë ky vend nuk do reshtë së përsëritur gjithçka Ismail Kadare dha për të.

Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija, jo bashkë me dëshmorët. Ai nuk ishte dëshmorë, por nuk kishte asnjë dëshirë që të ishte dëshmor. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri.

Nuk na e kishte Ismaili borxh që t’i mohojmë vetminë e tij,” u shpreh mes të tjerave, Rama.

Kujtojmë se pas lajmit të vdekjes së Ismail Kadares, gazetari Blendi Fevziu i ka bërë thirrje Komisionit që do të merret me ceremoninë mortore të Ismail Kadaresë, që shkrimtari të varroset pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës në varrezat monumentale të Parkut të Liqenit.