Dokumenti ekskluziv / Zbulohen ‘vrasësit’ e Pal Trashajt para SPAK, Arjana Xhafa e miellit, turku i BKT me bandën Ibro-Meskuti

Krim & Korrupsion

Publikuar: 02/07/2024

Dokumenti ekskluziv / Zbulohen ‘vrasësit’ e Pal Trashajt para SPAK, Arjana Xhafa e miellit, turku i BKT me bandën Ibro-Meskuti

Një ngjarje e rëndë, por e paralajmëruar, u shënua mesditën e sotme para dyerve të SPAK.

63-vjeçari nga Lezha, Pal Trashaj, tentoi t’i jepte fund jetës duke konsumuar fostoksinë, pasi kishte kërkuar të takonte kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për të denoncuar mafien e mikrokredive.

Me dhjetra herë kemi prekur temën e dhimbshme të mikrokredive duke demaskuar edhe fajtorët që sot janë kriminelët që detyrojnë popullin të vrasë veten për maskarallëqet e tyre.

Arjana Xhafa e “miellit” është ekspozuar disa herë nga Prapaskena për rolin e saj kriminal të BKT-së.

Ajo bashkë me turkun me 7 gra Seyhan Pencabligil kanë bllokuar Pal Trashajn dhe si ai mijëra të tjerë që t`i detyrojnë të shkojnë dhe të marrin kredi te MCA e bandës SEJKO-IBRO-MESKUTI.

Shkresa ekskluzive tregon talljen kriminale që i është bërë Palit nga Arjana Xhafa dhe Gent Sejko që bënin ping-pong me njëri- tjetrin duke i treguar viktimës së tyre “ligjin”.

Prapaskena meson se “bllokuesi” përmbaruesi Helidon Xhindi ishte shkarkuar nga Gazmend Bardhi që në 2017 dhe nuk kishte fare vulë.

Nga të dhënat paraprake rezulton se një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë ka sajuar sikur Xhindi kishte vulë me qëllim që emrin e tij ta përdorte MCA e Olsi Ibros dhe Arben Meskutit, për bllokimet te BKT dhe Hipoteka.

Mësohet se kredia e Palit ka një fill kriminal që lidh punonjës të NOA që kanë shitur kredinë tek MCA, me Arjana Xhafën e BKT dhe Guvernatorin Gent Sejko.

A do arrestojë kriminelët me kollare Altin Dumani meqenëse nuk e priti Pal Trashajn të tregonte historinë e tij?