Dritan Dajti kallëzon prokurorin Isa Jata: Po zbaton një vendim jo të formës së prerë, mori kompetenca që nuk i takojnë, Gjykata e Lartë të saktësojë vendimin e 11 qershorit

Aktualitet

Publikuar: 29/06/2024

Dritan Dajti kallëzon prokurorin Isa Jata: Po zbaton një vendim jo të formës së prerë, mori kompetenca që nuk i takojnë, Gjykata e Lartë të saktësojë vendimin e 11 qershorit

Dritan Dajti, përmes avokatit të tij Sokol Koçiu ka kallëzuar penalisht prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjigjthshme Isa Jata për shpërdorim detyre dhe veprime arbitrare në raport me zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 11 qershorit 2024, vendimi i cili prishi vendimin e Apelit të 2019 që e dënonte Dajtin me 25 vite burg, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vitit 2014, që e dënonte Dajtin me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve të pilicisë Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Në kallëzimin penal thuhet se Gjykata e Lartë, në dipozitivin e vendimin të datës 11 qershor 2024, nuk ka theksuar nëse ky vendim është apo jo i formës së prerë’, ndërsa urdhëron që të njoftohet Prokuroria e Përgjithshme dhe i gjykuari Dritan Dajti.

Sa sipër, duket qartë që në dispozitivin e këtij vendimi nuk është deklaruar fakti që ky vendim është apo jo i formës se prerë, fakt ky që lidhet drejtëpërsëdrejti me vënien e tij në ekzekutim sipas parashikimeve të Nenit 462/1-3 te K.Pr.Penale, ku respektivisht huhet: 1. Vendimi penal i gjykatës vihet në ekzekutim menjëherë pasi të ketë marrë formë të prerë“, thuhet në kallëzim.

Me 12 Qershor 2024, Burgu i Peqinit ka njoftuar Dritan Dajtin për vendimin e Gjykatës së Lartë si dhe për urdhrin e ekzekutimit të prokurorit pranë Prokurorisë së Pelërgjitheshme Isa Jata, për zbatimin e vendimit.

Dritan Dajti pretendon se prokurori Isa Jata ka shkelur ligjin duke vendosur në ekzekutim një vendim që nuk ka formë të prerë.

Në nenin 462/1 të K.Pr.Penale, të cilin i kallzuari e deklaron si bazë ligjore për nxjerrjen e këtij urdhëri ekzekutimi, shprehimisht thuhet: Vendimi penal i gjykatës vihet në ekzekutim menjëherë pasi të ketë marrë formë të prerë. Por përkunder sa sipër, prokurori Isa Jata ka vënë në ekzekutim një vendim të Gjykatës së Lartë, i cili me ligj nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë i formës së prerë. Në Nenin 463/1 te K.Pr.Penale, të cilin i kallzuari e deklaron si bazë ligjore për nxjerrjen e këtij urdheri ekzekutimi, shprehimisht thuhet: Prokurori pranë grykatës së shkallës së parë që ka dhënë vendimin, merr masa për ekzekutimin e vendimit. Por përkunder sa sipër, prokurori Isa Jata duke marrë atributet e prokurorit pranë gjykatës së shkallës së parë; ka nxjerrë një urdhër arbitrar dhe ka venë në ekzekutim një vendim të Gjykatës së Lartë, në kushtet kur ai vete, ushtronte funksionin prokurorit pranë Prokurorise se Pergjithshme“, thuhet në kallëzim.

Po sipas materialit kallëzues, prokurori Isa Jata ka nxjerrë një urdhër arbitrar për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, në kushtet kur urdhrin për venien në ekzekutim të ketij vendimi duhet t’a nxirrte vetë Gjykata e Lartë.

“….prokurori Isa Jata me vetëgjyqesi, ka marrë pergjegjësitë e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë; duke vënë në ekzekutim një vendim të Gjykatës së Lartë, në kushtet kur ai vetë, ushtronte funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Pergjithshme. Pra në këto kushte, prokurori Isa Jata me të njëjtin urdhër ka ekzekutuar dy vendime të njëjta. Njërin që ka marrë formë të prerë dhe tjetrin që nuk ka marrë formë të prerë. Në këto kushte, veprimet e kundralishme të të kallzuarit, parashikohen si të tilla nga Neni 4 i Kushtetutes dhe janë të denueshme në respekt e zbatim të neneve 248 dhe 250 të Kodit Penal…..”, vijon kallëzimi.

Dritan Dajti i kërkon Gjykatës së Lartë të korrugjojë vendimin e 11 qershorit për çështjen e tij