Foto / “Ik o hajdut ik”, ‘kasapi’ i Onkologjikut Edmond Gashi ia mbath vrapit pas daljes nga Gjykata!

Kryesore

Publikuar: 27/06/2024

Foto / “Ik o hajdut ik”, ‘kasapi’ i Onkologjikut Edmond Gashi ia mbath vrapit pas daljes nga Gjykata!

Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi ka ikur me vrap nga ambientet e Gjykatës, pasi togat e zeza lanë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spitali i QSUT tek klinika e tij private “Megis” tek zona e Astirit.

Mjekët e punonjësit e spitalit “Onkologjik” kishin ngritur një skemë mashtrimi e abuzimi, ku për të fituar shuma të majme monetare, linin pa shërbim pacientët me sëmundje tumorale, në mënyrë që ata të drejtoheshin tek klinika private.

Pjesë e kësaj skeme ishin: Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik, Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik, Alketa Ymeri (Pere), Mjeke pranë Spitalit Onkologjik, Brikena Qirjazi zëvendësdrejtoreshë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në bashkëpunim me pronarin e klinikës private “Megis”, që është në administrim të Halil Gashit, Florian Marku, administratori i farmacisë ‘Flori Farma’ dhe Drilona Kishta.

Sipas dosjes së siguruar nga VoxNews, nëse një pacient kërkonte të merrte shërbim pranë Onkologjikut, mjekët i flisnin për radhë të gjata dhe i orientonin për në klinikën “Megis”.

Medikamentet shiteshin kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara, duke rënduar kështu situatën. Disa prej barnave ishin marrë na departamenti i Onkologjisë.

Kur një pacient kërkonte dozën tek Onkologjiku, i jepej një sasi e vogël, pjesa tjetër gjendjej në klinikën “Megis”.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që ishte lënë jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. / Vox news