EURO 2024/ Deputetët “ia varin” punës në Kuvend, qeveria ka fluturuar në Gjermani!

Politikë

Publikuar: 24/06/2024

EURO 2024/ Deputetët “ia varin” punës në Kuvend, qeveria ka fluturuar në Gjermani!

Seanca parlamentare këtë të martë është thirrur për hallet dhe problemet e elektoratit, ndaj ajo quhet ndryshe seanca “e gjelbër”.

Por kuvendi është gjysëm bosh, ndërsa mungesat janë të shumta si në radhët e opozitës por edhe të mazhorancës.

Në veçanti në seancë bien në sy mungesat e ministrave që kanë fluturuar drejt Gjermanisë për të parë ndeshjen e kombëtares me Spanjën, siç duket më lart./Vox news