Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës sotme në Shkodër.
Tritoli ishte vendosur në makinën e 50-vjeçarit Kastriot Selimaj me detyrë polic rrugoreje.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe” të qytetit.
Mësohet se automjeti i 50-vjeçarit, Kastriot Selimaj – polic i rrugores në DVP Shkodër, ishte i i parkuar në oborrin e banesës teksa lënda plasëse është vendosur tek goma e pasme e automjetit.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar.Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë