Prapaskena

Aktualitet

Sheshi Skënderbej dhe Nënë Tereza të zënë për Evropianin, besimtarët myslimanë do falin Kurban Bajramin në rrugë të madhe

Publikuar: 14/06/2024

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar ditën e sotme besimtarët myslimanë mbi ditën e faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Nëpërmjet një deklarate KMSH-ja bën të ditur se falja e Kurban Bajramit do të jetë në datën 16 qershor, ditën e diele, në orën 06.00 në “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Në kushtet kur Xhamia e Namazgjasë vijon të jetë e mbyllur, Sheshi Skënderbej, po ashtu dhe sheshi Nënë Tereza janë zënë nga Bashkia e Tiranës për të kënaqur sportdashësit për Euro 2024, besimtarët do të mbeten në rrugë të madhe.

Duke zënë të gjitha sheshet askush nuk ka menduar për një festë të rëndësishme të kalendarit islamik, siç festa e Kurban Bajramit. Në këto kushte Komuniteti Mysliman detyrohet të njoftoj besimtarët se falaja do bëhet në mes të rrugës, ndryshe nga herët e tjera.

Programi i Kurban Bajramit

05.30 – Hapja e programit, Ejup Lila

05.35- Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

05.40- Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

05.50- Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06.00 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06.05- Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.



Më të lexuarat