U dhunua barbarisht nga 4 persona/ Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Aktualitet

Publikuar: 13/06/2024

U dhunua barbarisht nga 4 persona/ Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Një lajm i mirë vjen nga Greqia. Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga koma dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Më 3 qershor famijarët e avokatit kërkuan që ta çonin për një mjekim më të specializuar në Greqi, pasi shpresonin se mjekimi atje do të jetë me shpresëdhënës për jetën e Mëngjesit dhe fatmirësisht ashtu rezultoi. 

Avokati ndodhejnë koma artificiale, që nga 29 maji, ku u sulmua brutalisht sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.

Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58-vjeçari do të dalë sot para gjykatës ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë. Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.