Vesho mallisti thirrje Aldor Ninit: Më lër t’i vendos gjobë DigitAlb me porosi të Sandër nongratës

Kryesore

Publikuar: 09/06/2024

Vesho mallisti thirrje Aldor Ninit: Më lër t’i vendos gjobë DigitAlb me porosi të Sandër nongratës

Degradimi dhe diskretitimi i Elvi Fundos allias Vesho mallistit nuk njeh kufi. Por, ndoshta për shkak të ‘mallosjes’ nuk arrin më të kuptojë përmasat e shpërfytyrimit të tij.

Në teneqen e tij mediatike CNA dhe televizionin dhomë e kuzhinë te pallati i bankomatit të tij Ben Reli, nuk ka qoftë edhe një lajm që të relektojë interesin publik. Çdo lajm është produkt gjobash, pazaresh, porosish dhe konsumimi kokaine.

Ka dy ditë që Vesho mallisti vajton se Aldor Nini i ‘Acromax’ i ka fshirë nga rrjetet sociale një lajm rreth kompanisë DigitAlb, të cilës Vesho kërkon t’i vendosë gjobë ose të zbatojë porosinë e tutorit të tij mediatik, Sandër Nongrata.

Vesho pretendon se lajmin e shpallur në teneqen e tij se DigitAlb përbën interes madhor publik dhe Acromax po godet një media në opozitë me pushtetin.

Se ku konsiston lajmi dhe interesi publik që një kompani private paskërka borxhe, këtë mund t’a shpjegojë vetëm gjobëvënia, ‘mallosja’ dhe porosia e Sandër nongratës për të goditur bizneset rivale.

Nga ana tjetër, CNA, teneqja mediatike e Veshos, është media opozitare aq sa mund të jetë qeveria. Mediat e Veshos financohen nga drejtorë dhe ministra të pushtetit (e dimë skemën me detaje, shumat mujore, mënyrën etj).

Mediat e Veshos financohen nga oligarkët që marrin para dhe pasuri publike, nga investitorë strategjikë, pra nga tenderat dhe koncensionet.

Janë opozitare sepse sulmon Veliajn? Publiku e di tashmë se Vesho e sulmon Veliajn jo për parime dhe interes publik, por për pazare, pasi Veliaj nuk pranoi kërkesën e Veshos për t’i dhënë leje ndërtimi për pallate te Kopshti Zoologjik.

Pse Vesho mallisti nuk denonconte Bashkinë e Tiranës për sa kohë kompania e vëllait të Veliajt, Gogel, kalonte para në llogarinë e CNA?!

Publiku e di tashmë se Vesho mallisti sulmon Top Channel, që dikur e mori nga rruga dhe e punësoi, për interesa të Ben Relit dhr Sandër nongratës.

Megjithatë, kjo nuk e justifikon ndërhyrjen e Acromax, duke i fshirë lajmet Veshos për gjobëvënie, shantazh, shpifje dhe për më tepër duke shkelur sistematikisht të drejtën e autorit.

Acromax duhet të kishte zbatuar ligjin, duke i mbyllur të gjitha rrjetet sociale dhe
YouTube pusetës mediatike të Vesho mallistit, ashtu siç veproi në rastin e Thithlopës së Gjobave.