Thithja e fundit dëmton rëndë Vesho mallistin: Jam sozia e Altin Dumanit

Kryesore

Publikuar: 08/06/2024

Thithja e fundit dëmton rëndë Vesho mallistin: Jam sozia e Altin Dumanit

Prapaskena ka kthyer në presonazh popullor Vesho mallistin, me fakte, evidenca dhe prova, ashtu siç është në realitet; mutacion mediatik, themelues i gjobëvënies, që shkurtoi njërin vesh me para gjobash, torba e korrupsionit të Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave, ish anëtar bordesh shtetërore, bir i një spiuni të ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Voltmetri, që pastron para gjobash, shantazhon dhe shpif me pagesë, që u lëpinë prapanicën gjysmës së qeverisë që e paguan për të sulmuar gjysmën tjetër, me TV dhomë e kuzhinë të pallati i Ben Relit, për të cilin i kërkoi leje ndërtimi Veliajt, ‘gazetar’ me shtëpi në Gjirin e Lalzit, që mbush hundët me kokainë nëpër mejhane, skafe dhe saraje oligarkësh, që paguhet nga ish ministra në kërkim për të sulmuar gazetarë dhe botues, kronikan i Belo Ezmerit, bythëlëpirës i të gjithë oligarkëve me teneqet e tij mediatike etj.

Në shkurt të 2023, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani mori në dorë kallëzimin e gazetarit Adriatik Doçi për Arben Ahmetajn.

Në prill 2023, Vesho mallisti nisi një fushatë sulmesh ndaj Altin Dumanit, duke e portretizuar si një personazh që ha gjizë, njeri qesharak, si ministër të Edi Ramës etj.

Në korrik të 2023, Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai finalizuan dosjen e Arben Ahmetajt, duke e shpallur në kërkim si kokën e inceneratorëve dhe si një star i korrupsionit të pluralizmit.

Gradualisht, Vesho, ndryshoi strategji, ku nga pozicioni i sulmit kaloi në pozicion lëpirje ndaj Dumanit, sa për shkak të konsumimit të kokainës, aq edhe nga frika se një ditë Dumani mund të marrë në dorë padronët e tij, që janë Sandër nongrata, Ridvan Bode, disa oligarkë, disa biznesmenë që janë në dosjen e Ahmetajt, Ben Relin dhe disa përfaqësues të qeverisë që e paguajnë.

Një nga financuesit kryesor të tij mbeti fort i habitur kur një ditë e pa veten në portalin e Veshos (CNA), ku Vesho shkruante se ai po luftonte korrupsionin bashkë me Dumanin dhe se financuesi duhej të kishte kujdes me ndërhyrjet kur Vesho vendos gjoba me shkrime.

Në vijim Vesho mallisti nisi të deklaronte nëpër Tiranë se ishte zëdhënës i Altin Dumanit, se ishte njeriu i CIA-s dhe i shërbimeve gjermane.

Grupi që e mbushte Veshon ne karkaleca, kokainë dhe zarfe nisi të dyshonte se Vesho mund të ishte goditur me valë (armë zanore) gjatë qëndrimit të Veshos në një park në Gjermani, teksa ishte duke folur në telefon me kufje.

Por misteri duket se qëndron te kokaina. Një ‘thithje e fundit’, mall jo i pastër ose mbi dozë, duket se ka dëmtuar rëndë Vesho mallistin.

Ditët e fundit, jo vetëm flet në emër të Altin Dumanit nëpër tavolina pazaresh dhe mejhane, por ka nisur të pretendojë se është sozia e Dumanit.

Një biznesmen mbeti gojëhapur disa ditë më parë kur Vesho, i kthyer nga Gjermania për të mbledhur gjobat, i tha se ishte sozia e Altin Dumanit.

Disa përgjigje standarde të koordinatores për mediat në SPAK, Xhuljeta Krasta, Vesho i paraqet si komunikim të tij konfident me Altin Dumanin, duke tentuar të impresionojë biznesmenët që kanë halle në SPAK, për t’u marrë para.

Prapaskena sinjalizon se shumë shpejt Vesho mallisti do të nisë një fushatë të egër sulmesh ndaj Altin Dumanit, sa për arsye korruptive aq edhe nga efektet e të ‘bardhës’.

Kujtojmë që Vesho ka sulmuar Filip Çakullin dhe Top Channel, që e morën nga rruga dhe e punësuan. Ka sulmuar dhe i ka vendosur gjobë priftit grek që rriti në prehër kur ishte adoleshent. Është gati të sulmojë edhe Arben Ahmetajn, i cili nuk po e paguan më.