PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur motori me shpejtësi “skëterrë” përplas turisten në Berat

Kronike

Publikuar: 05/06/2024

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur motori me shpejtësi “skëterrë” përplas turisten në Berat

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Beratit, ku një turiste u përplas me motor nga një 22-vjeçar.

Vetëm disa orë pas këtij aksidenti janë publikuar dhe pamjet e rënda të momentit kur turistja pasi ndahet nga grupi me të cilin po shoqërohej tenton të kalojë rrugën, mirëpo fatkeqësisht përplaset nga motomjeti.

VIDEO:


Pas përplasjes turistja nga Nepali ka rënë përtokë, gjithashtu edhe drejtuesi i motorit, 22-vjeçari me ininciale E.Z.

Si drejtuesi i motorit po ashtu dhe turistja mbetën të plagosur rëndë dhe menjëherë pas aksidentit u dërguan te spitali i Traumës.