Arratiset majmuni agresiv në Sauk, panik tek të moshuarit në azil! Pronari: 1 mijë euro kush e kap…

Aktualitet

Publikuar: 05/06/2024

Arratiset majmuni agresiv në Sauk, panik tek të moshuarit në azil! Pronari: 1 mijë euro kush e kap…

Prej rreth një muaji një majmun i egër endet i lirë në Sauk të Vjetër në periferi të Tiranës, i arratisur nga pronari i tij, një person që siç banorët e zonës tregojnë, po e kërkon për ta rikthyer në banesë dhe nuk po mundet.

Në fillim, siç banorët tregojnë jashtë kamerave, ishte argëtuese të shihje në rrugët e lagjes një majmun, por kur kafsha u bë agresive, nisën të shqetësohen.

Të martën pasdite, majmuni është afruar pranë një shtëpie private të moshuarit, dhe ka qëndruar gjatë, deri mesditën e së mërkurës. Punonjësit e qendrës dhe të moshuarit u detyruan të qëndrojnë brenda nga frika e ndonjë incidenti. Nga kamerat amatore, majmuni shihet teksa ushqehet me banane dhe kërkon të pijë ujë. Drejtuesja e azilit, Moza Moçkaj thotë për Report Tv se ndihet e shqetësuar për sigurinë e të moshuarve.

“Kam të moshuar, janë nën amanetin tim dhe nuk mund të ju them fëmijëve u rrëzua nga ky problem. E bëmë një manovër që ta kapnim me kujdestarët, por në momentin që tentoje ta kapje bëhej agresiv. Ka gjithë ditën që ngjitet lart, hidhet poshtë”, thotë Moza Moçkaj.