Apeli i GJKKO lë në burg përjetë Redjan Rrajën!

Aktualitet

Publikuar: 05/06/2024

Apeli i GJKKO lë në burg përjetë Redjan Rrajën!

Redjan Rraja është dënuar me burg përjetë për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ku vdiq shoferi Andi Maloku.

Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 35 vite burg edhe për Arjol Halilajn, bashkëpunëtor i Redjan Rrajës.