Ekspertët kanë dhënë alarmin për rritjen e numrit të përdoruesve të kokainës në Shqipëri. Efektet e kokainës janë të pashmangshme dhe degraduese për përdoruesin.
Po çfarë ndodh kur efektet e kokainës reflektohen nëpër portale?
Në teneqen mediatike të Vesho mallistit është hedhur sot një divesion i fundit, i cili mund të shpjegohet vetëm me simtomat e varësisë nga ‘e bardha’.
Sipas diversionit, Arben Ahmetaj, një financues i rregullt i Veshos me para korrupsioni, po përdoret nga Erion Veliaj kundër Ramës, duke iu referuar akuzave të Tigrit në një mejhane të Zvicrës, ku teksa hante qofte me gjizë, thoshte se e kishte parë me sytë e tij kur Rama fuste kriminelë në zyrë. Madje sipas Veshos, Veliaj ka përgjuar Tigrin përmes gazetarëve italianë, duke folur kundër Ramës, duke i përdorur këto përgjime, për të sfumuar 5D dhe inceneratorët!
Diversioni nuk konsiston tek pretendimi se Veliaj po punon kundër Ramës, duke u dërguar materiale mediave të huaja.
As në një bashkëpunim të pretenduar Veliaj-Tigri apo shërbim i tërthortë që Tigri po i bën Veliajt.
Përmes këtij diversioni mallist, Vesho synon të krijojë përshtypjen se Arben Ahmetaj ka ndërprerë financimin ndaj tij dhe se nuk përdoret më nga Tigri.
Kujtojmë se personazhe të përmendur nga Tigri duke ngrënë gjizë për mediat italiane, janë sulmuar nga Vesho në pusetën e tij mediatike.
Gjithaahtu, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën në televizionin e Familjes Berisha, me ose pa vetëdije, dekonspiroi ish zyrtarin e PD-së, Elvi Fundon, duke konfirmuar denoncimet e Prapaskenës se Fundo është furnizuar me informacione nga Tigri si dhe shtuar dyshimet se është financuar për të sulmuar shokët e tij të partisë dhe bizneseve, pasi u prish me ta në pazare.
Gjatë intervistës me qëllimi azili dhe pazari për të mos i hapur dosje të tjera korrupsioni, Ahmetaj konfirmoi se Elvi Fundo, i cili në polici pretendon se quhet edhe Vesho mallisti, është zari i tij mediatik në Tiranë, në të njëjtën kohë një këmborë e Ridvan Bodes, Sandër Frangajt dhe disa oligarkëve.
Pjesë nga intervista
-Çim Peka: Këtë emër po e dëgjoj për herë të parë, me çfarë merret ky njeri.
-Arben Ahmetaj: Po ta hetoni, nuk e flet njeri. Ka ndonjë arsye që nuk e thotë njeri. Të gjitha këto i kam lexuar nga Elvi Fundo, përveç tij asnjë njeri nuk e përmendur këtë. Nuk e ka përmendur TCH.