Miratohet me 76 vota pro dhe 2 kundër rezoluta antikorrupsion e PS

Politikë

Publikuar: 27/05/2024

Miratohet me 76 vota pro dhe 2 kundër rezoluta antikorrupsion e PS

Miratohet me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolura e Partisë Socialiste kundër korrupsionit. Të vetmit që kanë dalë kundër ishin deputetët e opozitës, Agron Shehaj dhe Dashnor Sula ndërsa të gjithë deputetët e tjerë të opozitë nuk morën pjesë në votim.

Në seancën e sotme plenare, pasi disa herësh mungesë mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje deputetëve të opozitës që të bashkonin votat për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për miratimin e ligjeve me shumicë dhe rrugën e vendit drejt BE.

Sipas maxhorancws kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.