I dënuar me 3 vite burg për falsifikim dokumentash, arrestohet 40-vjeçari në Fier

Aktualitet

Publikuar: 26/05/2024

I dënuar me 3 vite burg për falsifikim dokumentash, arrestohet 40-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Në pranga ka rënë shtetasi Elmir Dashi, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 3 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

“I dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Komisariati i Policisë Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

Elmir Dashi, 40 vjeç, banues në Fier.Në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, u bë ndalimi i këtij shtetasi, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 1 ditë burgim, për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ky shtetas, në periudhën 2012-2013, kur ka qenë i punësuar në zyrat e kompanisë për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identifikimit, ka falsifikuar dokumentet e identifikimit të disa shtetasve me precedentë penale, kundrejt përfitimit”, njoftoi policia.