Eliminohet finalisti i parë, heq dorë nga ëndrra për çmimin e madh

Show Biz

Publikuar: 25/05/2024

Eliminohet finalisti i parë, heq dorë nga ëndrra për çmimin e madh

Meriton Mjekiqi është finalisti i parë që u eliminua nga gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj treguan se çfarë mund ta ketë penalizuar Meritonin që ishte më pak i votuari nga finalistët.

Arbër Hajdari: Gara ka qenë e fortë, për hir të vërtetës gara do të ketë qenë e fortë. Ndoshta një gjë që mund ta ketë penalizuar, kanë qenë debatet e vazhdueshme me Eglën apo Heidin. Pati progres, pati rritje, si lojtar i fortë. Publiku është i ndarë në 5 pjesë dhe mesa duket këto 4..

Ori Nebijaj: Besoj që kjo finale i ka 5 fitues, ai që do marrë trofeun nuk do ketë diferencë të madhe. Meritoni ka qenë një nga lojtarët që ka pasur ndryshimet më të mëdha, jam shumë e kënaqur për të. E ka thënë që ky BB më vlen që do dal një Meriton më i mirë.

.