Prapaskena

Kryesore

Gruaja e Meskutit tenton të tërheqë 1 milionë euro nga BKT, kush është Entela Cuberi noterja mashtruese pjesë e mikrokredive, në skemë turku Seyhan Pencabligil

Publikuar: 24/05/2024

Një ditë pasi Arben Meskuti, ushtari i bosit të mikrokredive Olsi Ibro, tentoi t’i ikte policisë duke i thënë se kishin trokitur vonë në banesën e tij te Pazari i Ri dhe se duhet të shkonin të nesërmen pas orës 08:00, bashkëshortja e tij Entela Çuberi ka nisur lëvizjet për mbledhjen, fshehjen dhe largimin e parave që janë produkt i skemës piramidale me mbledhjen të kredive të këqija.

Prapaskena mëson se paraditen e sotme, Entela Çuberi, bashkëshortja e mashtruesit të arrestuar Arben Meskuti, po tenton të tërheqë nga BKT 1 milionë euro nga frika e sekustrimit.

Çuberi, pjesë e skemës së mikrokredive si notere pranë bandës Meskuti-Ibro, ka kërkuar tërheqjen e parave ditën e sotme.

Sipas burimeve, Entela Cuberi po ndihmohet për të tërhequr dhe larguar paratë nga njerëzit e besuar të drejtorit turko-pakistanez të BKT me disa gra, Seyhan Pencabligil.

Theksojmë se drejtori i BKT Seyhan Pencabligil ka lidhje të dyshimta me kartelin e mikrokredive dhe dyshen Ibro-Meskuti, të cilët kanë zhvatur mijëra shqiptarë të varfër për një ovedraft apo për një sobë apo lavatriçe që kanë blerë me këste te Iute Credit.

Së pari, në fund të vitit 2023, me urdhër të drejtorit turko-pakistanez, Seyhan Pencabligil, BKT ka vendosur që 3200 kredi konsumatore me kolateral, të marra në vitet 2022-2023, t’i transferojë me procedurë shitjeje te zyrat e mikro-kredieve, që luajnë dhe rolin e zyrave sekuestruese përmbarimore.

Këto kredi i janë transferuar për administrim grupit kriminal të Arben e Yllka Meskutit, Olsi e Elda Ibros, Ernela e Indrit Çuberit dhe Andi Balltës e Akan Ajdinit, të cilët kanë rrjetin e firmave mafioze “ADC”, “ZIG”, “Final”, “Micro-Credit”, “Tranzit”, “IuteCredit” e 8 firma të tjera.

Së dyti, Banka Kombëtare Tregtare, me urdhër të Seyhan Pencablıgil dhe Arjana Xhafës së miellit, kanë bllokuar llogaritë dhe rrogat me preteksin se kishin haraç për t’i paguar gangrenës së mikrokredive MCA-ADCA, me pronarë mashtruesit e skeduar Olsi Ibro dhe Arben Meskuti.

Arjana Xhafa e “Miellit” merr pjesën për çdo bllokim klienti, kurse Seyhan turku grabit komisionet nga llogaritë e bllokuara të qindra hallexhinjve të mbetur peng brenda BKT, pa patur mundësi të tërheqin paratë.

Së treti, Banka Kombëtare Tregtare ka qarkulluar paratë e pista të bandës Ibro-Meskuti.

BKT dyshohet se ka ndihmuar Meskutin që të nxjerrë paratë jashtë vendit. Nuk është rastësi që një pjesë e parave të kartelit MCA, ADCA dhe Final janë në BKT.

Çuditërisht Prokuroria nuk i ka sekuestruar ende duke lënë hapësirë për tërheqjen dhe zhdukjen e parave që janë produkt i mashtrimit me pasoja të rënda.

Ernela Çuberi, bashkëshortja e Arben Meskutit të Final, është një nga hallkat e mekanizmit të mikrokredive. Ajo noterizonte grabitjet e pasurive të qytetarëve.

Çuberi vepronte brenda zyrave të MCA-Final, por mashtronte sikur vepronte në Kavajë, në një ambient që rezulton pastiçeri.

Çuberit ia ka hequr licencën ish ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Prapaskena mëson se Ernela Çuberi ka zhdukur të paktën 1300 dosje noteriale.



Më të lexuarat