Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor dënohet me 3 vite burg

Kronike

Publikuar: 22/05/2024

Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor dënohet me 3 vite burg

Mori ryshfet që të ndërhynte tek prokurori për të mos dënuar një person, dënohet me 3 vite burg ish oficeri i policsië gjyqësore, Fatbardh Lala. Ai përfitoi nga gjykimi I shkurtuar dhe si përfundim do të vuajë 2 vite burg.

Fatbardh Lala mori 55 mijë lekë për të ndikuar te prokurori dhe gjykatësi për të mos dënuar Ermir Llagaçin.

Njoftim për Media

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 20.03.2024, ka
paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatbardh Lala, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Ushtrim i ndikimit të


paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të

dhënave sekrete” parashikuar nga neniet 245/1 pargarafi 4 dhe 295/a paragrafi i III Kodit

Penal, si dhe tw pandehurve Tefta Llagaçi dhe Ermir Llagaçi akuzuar për kryerjen e veprës

penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në

bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të
gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me

trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Etleva Deda dhe Erjon Çela, me vendimin Nr.

270, datë 22.05.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Lala për veprën penale të “Ushtrim i
ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të

parashikuar nga neni 245/1 pargarafi 4 K.Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e

tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Lala për veprën penale të “Zbulimi i
akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a paragrafi i III të K. Penal,

dhe bazuar ne këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Fatbardh Lala
dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fatbardh Lala i
ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e

burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fatbardh Lala në një burg të sigurisë së
zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Tefta Llagaçi për veprën penale të “Ushtrimi i
ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në

bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal dhe bazuar

në këtë dispozitë dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Tefta Llagaçi i
ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj

burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me
burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Tefta Llagaçi për një periudhë prove prej

16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos

kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte

me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj nga e nesërmja e

shpalljes së këtij vendimi.

Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, duke qenë se dënimi me burgim u pezulluar me
kusht urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë

gjyqësore”, caktuar ndaj të pandehurës Tefta Llagaçi me vendimin Nr. 67 Akti, datë

30.07.2022 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermir Llagaçi për veprën penale të “Ushtrimi i
ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në

bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal dhe bazuar

në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ermir Llagaçi i
ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj

burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Ermir Llagaçi në një burg të sigurisë së
zakonshme.

Bazuar në nenin 190 dhe 391 të K.Pr.Penale lidhur me provat materiale të sekuestrua në
kuadër të këtij procedimit disponohet si mëposhtë: i) Kthimin e aparatit telefonik

celular iPhone 12 Pro të pandehurit E.L; ii) Kthimin e aparatit telefonik celular iPhone

XS shtetasit S.A; ii) Kthimin e aparatit telefonik celular Redmi Model 7, shtetasit A.K.

Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i
ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke

filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, me datë 22.05.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar