FOTO/ Pasagjerë të gjakosur dhe maska të shpërndara, dalin pamjet brenda avionit që u godit nga turbulencat

Botë

Publikuar: 21/05/2024

FOTO/ Pasagjerë të gjakosur dhe maska të shpërndara, dalin pamjet brenda avionit që u godit nga turbulencat

Një avion i Singapore Airlines u godit nga turbulencat këtë të martë gjatë një fluturimi nga Londra ku si pasojë humbi jetën një person dhe u plagpsën 30 të tjerë. Mësohet se në bord ndodheshin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit. Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bordin e fluturimit, ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga brenda avionit.

Siç shihet në fotot e mëposhtme nga turbulencat disa pasagjerë kanë mbetur të plagosur bashkë me to edhe një stjuardesë. Ndërkohë shihen edhe maska oksigjeni të shpërndara kudo. Disa nga të plagosurit u nisën me urgjencë drejt spitalit pasi avioni bëri ulje emergjente, ndërsa viktima mësohet se është rreth 73-vjeç me origjinë nga Britania. Autoritetet do të bëjnë autopsinë në trupin e të ndjerit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë pësuar arrest kardiak.