Turisti i huaj shëtit nudo në mes të Durrësit, shoqërohet në polici

Aktualitet

Publikuar: 20/05/2024

Turisti i huaj shëtit nudo në mes të Durrësit, shoqërohet në polici


Një turist i huaj duket se ka zgjedhur një mënyrë të “veçantë” për të shëtitur nëpër Durrës… nudo.

Ai është fotografuar nga qytetarë, teksa ndodhej në qendër të qytetit.

Turisti ka ndaluar për të bërë një fotografi në drejtim të xhamisë së qytetit, duke mos u shqetësuar aspak për pamjen e tij.

Pas ankesës së qytetarëve, ai është shoqëruar në polici.