Usyk shpallet mbreti i boksit mbi tokë: Fitore për ushtarët e Ukrainës. Tyson Fury: Fitova unë, por nuk do ulem dhe të qaj

Sport

Publikuar: 19/05/2024

Usyk shpallet mbreti i boksit mbi tokë: Fitore për ushtarët e Ukrainës. Tyson Fury: Fitova unë, por nuk do ulem dhe të qaj

Bota ka një mbret në boks. Ukrainasi Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks. Pasi pas 12 raundeve të zhvilluara ndaj Tyson Furyt në Arabinë Saudite, Usyk fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

Në raundin e parë, Fury u mundua ta marrë kontrollin në qendër të ringut, mirëpo ishte Usyk ai që i dha një goditje të fortë dhe të saktë.

Raundi i dytë ishte më i baraspeshuar, me Usyk që bëri një kombinim me dy grushte në drejtim të Furyt, mirëpo ky i fundit u kundërpërgjigj me një goditje të mirë.

Edhe raundi i tretë ishte po ashtu i barabartë, mirëpo e njëjta nuk mund të thuhet edhe për raundin e katërt të cilin e dominoi plotësisht Fury me disa goditje të sakta në drejtim të Usyk.

Ky ritëm i dominimit të Furyt vazhdoi edhe në raundin e pestë, me boksierin britanik që bëri një kombinim prej tre grushtesh në trupin e Usykut.

Raundi i gjashtë na dëshmoi se Fury kishte marrë kontrollin total të meçit. Britaniku lëshoi një të djathtë të fuqishme të cilën pa dyshim e kishte ndjerë Usyk.

Në raundin e shtatë të boksierët shkëmbyen disa grushte të fuqishme, ku Usyk i dha Furyt një të majtë të fortë.

Teksa po i afroheshim fundit, situata mori një kthesë tjetër dhe Usyk filloi të marrë kontrollin e ndeshjes dhe ishte shumë afër fitores në raundin e nëntë pas një ‘breshërie’ goditjes, por mund të themi se gongu e shpëtoi boksierin britanik.

Në fund pas 12 raundeve të zhvilluara, Usyk mori fitoren e merituar pasi gjyqtarët me vendim të ndarën vendosën për triumfin e ukrainasit me këto rezultate:  115-112, 113-114, 114-113.

Fitore për ushtarët e Ukrainës

Oleksandr Usyk u shpreh pas ndeshjes se kjo fitore shkonte për ushtarët që po mbronin vendin e tij.

Po ndihem mirë, shumë njerëz u lutën për mua jua dua të gjithëve, jam shumë i lumtur. Njerëzit e mi do të jenë të lumtur mendoj, është një fitore e madhe, jo vetëm për mua, është një fitore e madhe për shtetin tim, për ushtarët që po mbrojnë shtetin tim. Mendoj se babai im po më shikon dhe është shumë i lumtur. Baba, të dua. Unë mundem, ju më thatë se unë mundem. Nuk dua të tregoj mungesë respekti për gjyqtarin, por mendoj se ai e ndali nokautin në raundin e nëntë. Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, diçka e pabesueshme”, përfundoi ukrainasi.

Tyson Fury: Fitova unë, por nuk do qaj

Tyson Fury shprehu zhgënjimin e tij pasi humbi me vendim të ndarë të gjyqtarëve me me pikë, në meçin që zgjati 12 raunde dhe fitues doli Oleksandr Usyk.

Ukrainasi e fiton meçin me vendim të ndarë nga gjyqtarët, me këto rezultate: 115-112, 113-114, 114-113. Nokdaun-i në raundin e nëntë rezulton të jetë vendimtar.

Besoj se e fitova ndeshjen. Besoj se ai fitoi disa raunde, por unë fitova më shumë prej tyre. Ne do të kthehemi te familjet tona dhe do të shihemi sërish në tetor. Unë nuk do të ulem këtu dhe të qaj dhe të kërkoj justifikime”, ka thënë Fury.

Promovuesi i Fury, Frank Warren, ka thënë se është boksieri britanik ai që do të vendos se çfarë do të bëhet tutje, pasi kontrata është e qartë.