Tronditet Fushë Kruja, shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit

Kronike

Publikuar: 18/05/2024

Tronditet Fushë Kruja, shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në Fushë Krujë këtë të shtunë.

Tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të shtëpisë së 50-vjeçarit Alfred Kurti.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale është dëmtuar porta e jashtme”, sipas policisë

Nuk dihet ende shkaku dhe autori i vendosjes së tritolit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.