Metamorfoza 3 / A e vrau Durim Bami vëllain e Ben Ndokës me urdhër të Ilir Metës? Pse dhëndri i Ndokës tentoi të eliminonte Bamin?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 18/05/2024

Metamorfoza 3 / A e vrau Durim Bami vëllain e Ben Ndokës me urdhër të Ilir Metës? Pse dhëndri i Ndokës tentoi të eliminonte Bamin?

Metamorfoza 3 / A e vrau Durim Bami vëllain e Ben Ndokës me urdhër të Ilir Metës? Pse dhëndri i Ndokës tentoi të eliminonte Bamin?

Zbërbthimi i bisedave të figurave të krimit  në aplikacionin Sky dhe verifikimi i tyre nga SPAK në raport me realitetin, duket se po hedh dritë mbi shumë ngjarje kriminale të pazbardhura.

Në kuadër të operacionit që po kryhet nga SPAK për goditjen e grupeve kriminale, në bashkëpunim me Interpol, është arrestuar në Itali, Arian Tuku.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Atentati ndaj Alkes Ndrekës, ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.

Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. ‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.

Gjithashtu, 36-vjeçari Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. 

Atentati ndaj Durim Bamit u bë më nëntor të 2020, ku ndaj tij u qëllua me 5 plumba dhe mbeti i plagosur kushëriri i tij Ervin Kodra.

Durim Bamit i kishin zënë pritë në urën e Tapizës. Pas atentatit, autorët dogjën makinën në Valias dhe brenda saj u gjet edhe një kallashnikov.

Po pse vallë dhëndri i Arben Ndokës, Arian Tuku, ka tentuar të vrasë Leksin e Druve dhe Durim Bamin?

Astrit dhe Aldo Avdylaj, të cilët janë shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, mësohet se donin të eliminonin të fortin e Niklës, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Astrit Avdylaj dyshohet si kreu i grupit kriminal. Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë në një njoftim në lidhje me megaoperacionin ku u lëshuan 50 urdhërarreste pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC.

Por, kujtojmë që në vitin 2015, Durim Bami rrëfeu në polici dhe madje edhe para një kamere se ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin, pas mosmarrëveshjes dhe prishjes në pazare të Metës dhe Doshit në ndarjen e parave të Profarmës, një ndërmarrje shtetërore që Meta ia kishte shitur Doshit kur ishte kryeministër.

Natyrisht që Meta i mohoi akuzat. Në vitin 2018, Durim Bami tha se ishte paguar nga Tom Doshi për të akuzuar Metën se e kishte paguar për të vrarë Tom Doshin.

Drejtësia e ka dhënë vendimin e saj, duke i rrëzuar si të rreme pretendimet e Doshit se Meta ka paguar Bamin për t’a vrarë.

Megjithatë, edhe sikur kjo të jetë e vërteta absolute, thjeshtë fakti që Doshi ka zgjedhur Durim Bamin për këtë skenar, tregon për një lidhje të Metës me grupin e Niklës, lidhje të cilat Doshi i njihte mirë, quke qenë shumë pranë Metës.

Tashmë SPAK konfirmon se dhëndri i Arben Ndokës ka tentuar të eliminojë Durim Bamin. Cila është arsyeja?

Mos vallë Ndoka dyshon se Durim Bami dhe grupi i tij ka gisht në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka, në 9 dhjetor 2017, me porosi të Ilir Metës?

Në qershor të vitit 2022, gazetari Artan Hoxha deklaroi se i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një ish deputetit të PS.

Një nga tre politikanët më të rëndësishëm që janë sot, gjatë një fushate ka porositur një vrasje. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017, pas fushatës elektorale.

Konflikti ka nisur gjatë fushatës në Qarkun e Lezhës, gjatë kohës që bëheshin takime. Pas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësues i mazhorancës. Është vrasje pa autor.

Sipas Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm. Është vrarë vëllai i një deputeti të mazhorancës. Këto janë gjëra që duhen verifikuar. Sipas Dumanit, Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhës.

Nuredini thotë se me personat që janë marrë me ngjarjen unë kam pasur njohje. Ai ak dhënë dëshmi.

Puna është si do verifikohet. Kjo është shumë e rëndë po të ketë ndodhur. Por fakt është që Sandër Ndoka është vrarë në derën e shtëpisë”, u shpreh Artan Hoxha në Opinion.

SPAK, që ka marrë rrëfimin e Dumanit, e ka përgënjeshtruar deklaratën duke kërkuar gazetarit Hoxhatë bëjë kujdes me ato që thotë për shkak të sensibilitetit të rrethanave.

Por Artan Hoxha e sfidoi SPAK-un duke thënë se ishte gati të publikonte të gjithë dosjen “Dumani”.

Mediat kanë raportuar se mes Kryemadhit dhe Aleksandër Ndokës ka patur një konflikt gjatë fushatës elektorale në Lezhë, ku LSI ka qenë përherë mjaft kërkuese.

Kryemadhi dhe Ndoka janë kapur me fjalë e më pas Ndoka ka qëlluar me shkelm ose me shpullë Kryemadhin.