Edi i Mektrin Motors tendera publikë. Aktiviteti i dyshimtë në Itali i Edmond Shahinit dhe qarkullimi i miliona euro

Investigim

Publikuar: 18/05/2024

Edi i Mektrin Motors tendera publikë. Aktiviteti i dyshimtë në Itali i Edmond Shahinit dhe qarkullimi i miliona euro

Biznesmeni Edmond Shahini, i njohur si Edi i Mektrin Motors, është përfaqësues i Land Rover dhe Volvo në Shqipëri.

Kompania kompania Mektrin Motors me pronar Shahinin ka marrë të paktën 17 tendera publikë me vlerë qindra mijëra euro.

Por, tenderat publikë mund të jenë një aspekt i dyshimtë periferik. Prapaskena ka indicie serioze për një aktivitet të dyshimtë të Edmond Shahinit në Itali gjatë viteve 2005-2010, aktivitet për të cilin do flasim më në ndetaje në vijim.

Nga viti 2008, Edmond Shahini nisi të investonte para me burim të dyshimtë në bizese Durrës, kryesisht në hapjen e pilave të servisit, shitje me shumicë e pakicë të makinave dhe pjesëve të tyre, dhënie me qira e automjeteve të çdo lloji, marrja e përfaqësisë në aktivitetin tregtar të automjeteve, tregtim karburantesh.

Janë investime me vlerë dhjetëra milionë euro, ndërsa kapitali fillestar i kompanive është i papërfillshëm, një simptomë e zakonshme kjo e pastrimit të dyshuar të parave.

Jo vetëm kaq. Prapaskena ka të dhëna që ngrenë dyshime për implikim të Edmond Shahinit në episode pastrimi parash me politikanë të korruptuar, oligarkë, figura të botës së krimit, njerëz të dejtësisë etj., përmes shitjes së makinave luksoze.