Vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier, Azgan Mërnica

Aktualitet

Publikuar: 15/05/2024

Vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier, Azgan Mërnica

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e Fierit, vrasësi i policit Azgan Mërnica. Autori është dorëzuar para policisë. Mërnica vrau mesditën e 13 majit policin Novruz Cenalia.

Prej 48 orësh vijuan kërkimet për kapjen e tij.

Vetëdorëzimi i tij është kryer mbrëmjen e sotme (15 maj) në fshatin Dërmenas, pas negociatave të babait dhe dajës së tij, të cilët i kanë kërkuar që të dorëzohet.

Mërnica ka qenë i angazhuar në Sfrukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021. Kjo faktohet lehtësisht përmes një fotoje të postuar nga deputeti i Berishës, Luan Baçi në prill të vitit 2021.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave’?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.