Si në filma/ Vriten dy policë në Francë, i burgosuri arratiset

Botë

Publikuar: 14/05/2024

Si në filma/ Vriten dy policë në Francë, i burgosuri arratiset

Dy oficerë burgu francezë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm pranë Rouen, Normandi.

Skena ka ndodhur si në filma. I burgosuri po dërgohej për në gjykatë, kur makinës së policisë i dalin në pritë bashkëpunëtorët e të burgosurit ku dhe ka nisur shkëmbimi i zjarrit.

Prokurorët francezë e identifikojnë të burgosurin si Mohamed Amra, i lindur në 1994. Ai ishte dënuar për grabitje të rëndë dhe është akuzuar për rrëmbim. Oficerët u qëlluan me armë nga bashkëpunëtorët e të burgosurit, sipas ministrit francez të drejtësisë Eric Dupond-Moretti. Qindra policë dhe xhandarë janë përfshirë në aksion. Sulmi ndodhi rreth orës 11:00 pranë një kabine pagese në autostradën A154.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se po bëhet gjithçka për të gjetur autorët.