Vrasësi i policit në Fier, pjesë e stafit të Luan Baçit për të mbrojtur votat

Aktualitet

Publikuar: 14/05/2024

Vrasësi i policit në Fier, pjesë e stafit të Luan Baçit për të mbrojtur votat

Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit në Fier ka qenë i angazhuar me Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Në foton e mëposhtme shihet Azgan Mërnica krah deputetit të Berishës, Luan Baçi.

Mërnica ka qenë pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 2021.

Madje krah fotos me një grup çunash, mes tyre edhe Azgan Mërnicës, shkruan se janë gati për mbrojtjen e votës.

“Me te tille djem, ka vetem fitore! Jemi gati, per mbrojtjen e votes! Azgan Mernica, Shkelzen Selaci, Pajtim Gashi, Marjus Sheka, Brahim Gashi”, shkruante Baçi në 2021.

Së fundmi, Mërnica ka qenë pjesë edhe e protestave të organizuara nga Rithemelimi para Bashkisë së Tiranës.(vox news)