Sipas mediave greke një incident ka ndodhur mes shqiptarëve jashtë stadiumit ku kryeministri Rama po zhvillon takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë.
Sipas newsbomb.gr, mbështetësit e Sali Berishës që ishin mbledhur jashtë stadiumit janë përplasur me mbështetësit e Edi Ramës.
Sipas MEGA-s, në vendngjarje ka qenë edhe motra e Konstantinos Katsifa.
Ndërkohë, brenda stadiumit Kryeministri është pritur me ovacione të shumta.