Zyrtarët që përfituan nga Amnistia Penale, ministri Manja: Janë vetëm 8, por s’janë simbol i korrupsionit

Aktualitet

Publikuar: 09/05/2024

Zyrtarët që përfituan nga Amnistia Penale, ministri Manja: Janë vetëm 8, por s’janë simbol i korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, thotë se nga Amnistia përfituan vetëm 8 zyrtarë të dënuar për korrupsion”Nuk ka asgjë urgjente, është ligj që u miratua në këtë Kuvend. Zbatimi është bërë në respekt të asaj që u votua.

Nuk kam mashtruar askënd por kam shprehur publikisht qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar apo ish zyrtar të lartë të dënuar apo hetuar për korrupsion.

Ata që kanë përfituar nga amnistuar me ulje dënimi dhe që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës në shërbim publik, janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit.116 deputetë dhanë votë pro për këtë Amnisti”, tha ai.