Besart Kallaku duket i trembur nga SPAK dhe kjo është reflektuar dhe në Ferma VIP, ku ai ka ironizuar fjalët e fermeres Elsa Lila, e cila ndërsa thoshte fjalën sëpaku, nga shpejtësia e ka thënë SPAK-u.
Ka qenë Marjana Kondi e cila ka kërkuar të sqarojë se ku hyn SPAK-u në bisedë, ç’ka ka bërë që të ndërhyjë menjëherë Bes Kallaku.
Duke qeshur Besi ju “lut” Elsës që vetëm fjalën sëpaku ta thotë tamam mos e ngatërrojë me SPAK-un, se për shumë persona është bërë tmerr.
Marjana: Po SPAK-u ku hyn këtu?
Bes Kallaku: Aman vetëm atë fjalën së paku thuaje tamam mos na e ngatërro me SPAK-un, se se keni idenë ça po bëhet andej jashtë.
Kujtojmë që Bes Kallaku është mik i ngushtë i Ilir Metës, njeriut më të tmerruar sot për sot nga SPAK.