Vrau pronarin serb të lokalit në Gjermani, zbardhet identiteti i shqiptarit

Aktualitet

Publikuar: 29/04/2024

Vrau pronarin serb të lokalit në Gjermani, zbardhet identiteti i shqiptarit

Detaje të reja nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar i Kosovës qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit.

I dyshuari është Rrustem Llapi, është arrestuar nga policia. I vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në lagjen Friedrichstadt ka debatuar 52-vjeçarin me origjinë nga Kosova.