Arrestohet kamarieri/ Ngacmoi seksualisht një 27-vjeçare në lokalin punonte, arrestohet i riu

Kronike

Publikuar: 29/04/2024

Arrestohet kamarieri/ Ngacmoi seksualisht një 27-vjeçare në lokalin punonte, arrestohet i riu

Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallëzimit të  27-vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit,  shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.