Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, policia ‘blindon’ zonën

Aktualitet

Publikuar: 28/04/2024

Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, policia ‘blindon’ zonën

Ekspertë të grupit hetimor kanë rrethuar banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Tonin Sterkaj, ku rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm është hedhur një sasi tritoli.

Banesa në lagjen “Tom Kola” është rrethuar me shirit dhe pas mbledhjes së provave materiale një element i rëndësishëm për hetimet është dhe dëshmia e gjyqtarit apo dhe e familjarëve të tij.

“Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”-njoftoi policia.