Përçarja e thellë, mosbsimi dhe dyshimet për tradhti brenda Partisë së Lirisë është reflektuar hapur edhe në protestën e organizuar para Bashkisë së Tiranës.
Protesta bëhet nga LSI-ja, me emër për të ndryshuar në Partia e Lirisë, e cila mbetet një akronim i korrupsionit. Disa ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj tha se të protestojë Ilir Meta dhe LSI-ja kundër korrupsionit është si të ‘q… breshka’.
Këshilltari i Metës Tedi Blushi, i njohur si bilishi i Metës, i cili është emëruar Sekretar i Përgjithshëm nga Meta, ka përzënë nga protesta Endrit Brahimllarin, i cili u detyrua nga Meta të japë dorëheqjen si nënkryetar partie.
Edhe pse të dy janë këshilltarë, Blushi ka shmangur tërësisht Brahimllarin duke e larguar.
Më herët Brahimllari ka deklaruar se Tedi Blushi dhe pjesëtarë të tjerë të PL-së kanë hedhur baltë mbi të në strukturat e partisë.
Prapaskena mëson se Meta e ka sharë dhe ka tentuar të rrahë Braimllarin, por e ka mbajtur Shanan Sulçe.
Meta dyshon se Braimllari është treguar bashkëpunues në SPAK, kur e pyetën për aferën e lobimit në SHBA me para të pista.
Nisur nga kjo paranojë, Meta e shpalli Braimllarin tradhtar që ha sufllaqe.
Braimllari, me dëshminë e tij, besohet se ka nxjerrë zbuluar dëshminë e Metës në SPAK për dosjen e lobimit, i cili ka bërë rolin e budallait, sikur nuk e kishte idenë për paratë e korrupsionit në dyqanin e tij në ish Bllok, i njohur si selia e LSI-së, tashmë Partia e Lirisë.
Ashtu si gjatë Revulucionit Kinez, Meta i ka lëshuar Braimllarit bilushin e tij, për ta diskretituar dhe turpëruar në publik.
Prapaskena mëson se Meta ka ushtruar dhunë psikologjike edhe ndaj gazetarit Klajdi Bodlli, kordinator te zyra e shtypit të partisë.
Meta i ka lëshuar bilushin e tij edhe Floida Kërpaçit, pjesë e grupit të Monikës, si dhe bashkëshortit të saj, Eriol Braimllari, të cilin Mona e kishte shef kabineti.
Meta është tërbuar edhe me ish këshilltarin e tij Ralf Gjonin, i cili besohet se ka fundosur Metën në SPAK me dëshminë e tij.
Ai mori mandatin e deputetit pasi paraardhësit e tij të koalicionit opozitar, PD-LSI vendosën të djegin mandatet.
Pasi Gjoni mori mandatin, ai u shpall i shitur te Edi Rama nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Madje ndaj Gjonit pati edhe një sulm fizik.
Prapaskena mëson se Ralf Gjoni i është bashkuar linjës amerikane ashtu si shumica e shqiptarëve.
Gjoni ka raport të konsoliduar edhe me Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila është pika kryesosre e mbështetjes së SPAK.
Meta dyshon se Ralf Gjoni e ka tradhtuar dhe për këtë është përbetuar se do t’a ‘peshojë nga veshët’.
Personazhi më qesharak i këtij mozaiku marrëzie është Tedi Blushi, i njohur si bilushi i Metës.
Bilushi po zbaton ‘Revulucionin Kinez’ të Metës në parti. Meta i fërkon krahun Bilushit në publik dhe e portretizon si patriot të madh, pasi ka denoncuar marrëveshjen e detit të Berishës kur punonte në gazetën e Irfanit, një tjetër personazh që dyshohet se menaxhon një pjesë të parave të Metës.
Meta ka vendosur të shkojë të këndojë këngë revulucionare kundër SPAK poshtë ballkonit të Berishës, i cili firmosi shitjen e detit. Meta, kur ishte ministër i Jashtëm, mbrojti shitjen e detit në Kushtetuese. Mbrojtja e tij reflektohet në vendimin historik të Kushtetueses që rrëzoi marrëveshjen.