Shefja e ChatGPT Mira Murati, zyrtarisht në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Aktualitet

Publikuar: 22/04/2024

Shefja e ChatGPT Mira Murati, zyrtarisht në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Një nga emrat më të njohut të inteligjencës artificial Ermira Murati nga kjo e hënë është pjesë e akademisë së shkencave të Shqipërisë si anëtarë e jashtme e saj, duke marrë edhe titullin e akademikes. Vendimi është marrë këtë të hënë në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas propozimit të akademiku Anastas Angjeli dhe profesori Dhimitër Tole.

Mira Murati udhëheq punën e produkteve komerciale në ekipin e inxhinierëve të OpenAI, ku më i suksesshëm ka rezultuar ChatGPT. Puna e saj është vlerësuar për inovacionin dhe shndërrimin në lider në fushën e kërkimit të inteligjencës Artificiale.

Angjelin Preljocaj ka marrë gjithashtu statusin e akademikut të jashtëm.

Emri i tij është propozuar nga Gjergj Prevazi dhe Ismail Kadare, prej mesit të viteve 1980 Preljocaj dominon skenën franceze, europiane e botërore me mjeshtërinë dhe origjinalitetin e artit të tij, si balerin e koreograf.

Gëzim Alpion profesor në Universitetin e Birminghamit, ku vitet e fundit ka krijuar për një kurs të shqipes, Lulzim tafa dhe Lea Ypi po ashtu morën statudin e akademikut të jashtëm.

Ndërsa Adrian Civici, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi dhe Rajmonda Buhaljoti emra me një kontribut të madh në fushën e tyre kanë marrë statusin e anëtarit në asamblenë akademinë e shkencave të Shqipërisë.