Raporti i DASH / Gaz Spahija përgjoi bisedat e gazetarëve të Syrit.net nëse flisnin keq për Familjen Berisha dhe mirë për ‘armiqtë’

Kryesore

Publikuar: 22/04/2024

Raporti i DASH / Gaz Spahija përgjoi bisedat e gazetarëve të Syrit.net nëse flisnin keq për Familjen Berisha dhe mirë për ‘armiqtë’

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për të drejtat e njeriut në Shqipëri, përpos të tjerave thekson se sipas njoftimeve, menaxherët e lartë i medias private Syri.net, monitoruan komunikimet e gazetarëve dhe redaktorëve në mënyrë elektronike për t’u siguruar që ata respektonin prirjet politike të pronarëve.

Me ‘menaxherët e lartë’ nënkuptohen administratori i caktuar nga Shkëlzeni i Syrit, Gazmir Spahija si dhe pronari në letra i televizionit Çim Peka, i cili ashtu si Monika Kryemadhi, ka thënë se nuk e rruan për SPAK-un.

Pronari real dhe financuesi i Syri.net dhe Syri Tv është Shkëlzen Berisha.

Përgjimi i bisedave të gazetarëve dyshohet se është bërë nga IT Aleksandër Lala me urdhër dhe për llogari të Gazmir Spahiut, i besuari i Shkëlzen dhe Sali Berishës.

Ndërkaq, “prirjet politike të pronarëve” nënkuptojnë linjën e Familjes Berisha kundër SPAK, SHBA dhe disa gazetarëve si dhe pro oligarkëve dhe disa ministra të qeverisë nën hetim nga SPAK-u.

Në përgjimin e gazetarëve besohet se Çim Peka nuk ka gisht. Madje Peka mund të jetë përgjuar nga Spahiu, për të treguar besnikëri te Saliu dhe Shkëlzeni. Ndryshe nga Spahiu, Peka është më i afërt dhe komunikues me gazetarët.

Si u përgjuan gazetarët e Syrit

Skandali u denoncua nga gazetari Leonard Quku, i cili u shkarkua nga posti i kryeredaktorit të “Syri.net” nga dora e Gaz Spahiut për shoqëri me ata që konsiderohen si armiq të Familjes Berisha, për devijim nga vija e partisë dhe mendime pro amerikane. Quku u ndëshkua si komplotist i rrezikshëm, realsionar dhe kulak.

Gazetari Quku ka folur për një personazh që lëviz me çantë në zyrat e Syrit, i cili sipas tij instalon programe përgjimi në kompjutarat e gazetarëve me porosi të Gaz Sphahisë, duke u përgjuar WhatsApp-in

Bëhet fjalë për IT-në, Aleksandër Lala, i cili sipas Qukut përgjon gazetarët e Syrit për llogari të Gaz Spahisë, ish drejtor Tatimesh gjatë qeverisë Berisha, i njohur si i besuar i Shkëlzenit.

Cila ishte arsyeja e ngutit të pazakontë për të urdhëruar besnikun tënd të IT-së, Aleksandër Lala që të më sekuestronte kompjuterin e punës brenda 3 minutave nga ballafaqimi ynë në zyrën tuaj?

A keni keqpërdorur ju dhe Aleksandër Lala materialet dhe të dhënat e mia personale që ndodheshin në kompjuter? Dhe pse, materialet e mia nuk më kthehen pas edhe sot e kësaj dite?

A u sekuestrua kompjuteri im për të fshirë programet tuaja të përgjimit të cilat unë i kisha detektuar me kohë dhe jo pa qëllim ngacmoja me batuta Aleksandër Lalën kur shfaqej me valixhen e tij në orët e vona të pasdites: “Hë, paskit material për të mbledhur sot”?

A e dini që përgjimi i telefonave të gazetarëve, përgjimi i ëhatsApp-it, dhe kompjuterave të tyre me recording softëare, ju ngarkon me përgjegjësi të rëndë penale? A është kjo një strategji e juaja për të shtrënguar, shantazhuar dhe kërcënuar gazetarët?

Përse urdhërove të fshihej account-i im i lajmeve me full acces-in e administratorit të panelit të ëebit me aq urgjencë teksa unë sipas ligjit isha ende punonjës i Syrit dhe njëkohësisht de jure Kryeredaktor në detyrë? Dhe pse duhej të fshihej çdo memorie lidhur me emrin tim te Syri? Zgjidhja më e thjeshtë e përkohshme për ju do të ishte ndryshimi i passëord-it përmes ëebmaster-it përgjegjës dhe më vonë në një moment të dytë, rrjedhimisht, fshirja e user-it ose bërja e tij ‘hide’?”.